Prifti 50-vjeçar, ka vendosur rekord të ri në boks
Prifti 50-vjeçar Dave Smith nga Australia, ka boskuar më shumë se gjashtë orë pandërprerë në Qendrën rinore të kishës “Trinia e Shenjtë” në Sydney ku dhe ka vendosur rekord të ri në boks duke luftuar në më shumë raunde.

Prifti i jashtëzakonshëm, përkundër se gjendet në decenien e pestë të jetës, është përleshur me 66 partnerë në sfidat e boksit, ndërsa i gjithë evenimenti ka qenë i organizuar për përftimin e donacioneve bamirëse.

Smith dhe partnerët e tij kanë arritur të grumbullojnë 10.000 dollarë, të cilët do t’ia dhurojnë Qendrës rinore, gjegjësisht programit të rehabilitimit pranë kësaj qendre që merret me mjekimin e të rinjve që kanë probleme me alkoolin dhe drogën.
Shtuar më 04/04/2012, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori