Prezantuesi çek vesh 10 kilogramë mish
Pëlqej
Prezantuesi çek, Leos Mares
Prezantuesi çek, Leos Mares, ka veshur kostumin prej 10 kilogramë mish, pasi humbi bastin me publikun se do të puthë Lady Gagan gjatë vizitës së saj në Pragë.

Publiku në emisionin “Talentmania”, që emitohet në Çeki dhe Sllovaki, kurrë nuk ka duartrokitur me kaq entuziazëm, kur prezantuesi Leos Mares doli në skenë i veshur me 10 kilogramë mish. Veshja e pazakontë është rezultat i bastit të humbur me publikun nga Mares, se do të puthë Lady Gagan gjatë vizitës së fundit në Pragë, shkruajnë agjencitë.

Kostumi i mishit pas emisionit ka shkuar në strehën për qentë e braktisur.
Shtuar më 24/11/2010, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori