Presidenti Sarkozy qellohet me shishe
Albeu.com
Presidenti francez Nicolas Sarkozy është qëlluar me një shishe plastike nga një nxënës, gjatë një vizite në një lice, 80 kilometër nga Parisi. Shishja është bllokuar nga një agjent i skortës dhe presidenti ka mbetur i padëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Beuvais, në rajonin e Oise. Gjatë takimit Sarkozy ka vënë theksin mbi kriminalitetin, dhunën shkollore dhe mungesat, me drejtorë rajonalë për sigurinë publike, profesorë dhe drejtorë institucionesh.
Shtuar më 25/05/2010, ora 18:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori