Ky është një zbulim për të cilin mund të thuhet se është i "çmuar". Shkencëtarët në Universitetin e Mançesterit mendojnë se kanë zbuluar një yll (që dikur ishte masiv) në Rrugën e Qumështit që është transformuar në një planet të vogël i përbërë nga guri i çmuar.
Ekipi kërkimor ndërkombëtar në fillim e zbuloi si një yll të pazakontë, quajtur pulsar, dhe e vazhdoi studimin duke përdorur një teleskop me bazë në një observator në Cheshire.
"Pulsari" i quajtur PSR J1719-1438 është 4,000 vite dritë larg. /albeu.com/