Piton ha drerin 35 kg
Një piton rreth 5 metra i gjatë u zbulua se kishte një dre të madh në stomakun e tij, pasi u kap dhe u vra në një park në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton njoftimet “Starti”.

Zvarraniku, një nga më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë në Floridan Jugore- kishte gëlltitur një dre 35-kilogramësh, shkruan "Koha".

“Kjo është një ngjarje e pazakontë”, theksoi specialisti i Parkut Kombëtar Everglades, Skip Snow për “South Florida Sun-Sentinel” duke shtuar se “kjo tregon se këta gjarpërinj mund të hanë edhe gjera të mëdha”.

Kjo është hera e parë që një gjarpër është kapur kaq shpejt pas ngrënies së gjahut, ç’ka u lejon biologëve të shikojnë se sa e madhe është preja e tyre.
Shtuar më 02/11/2011, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori