Rrezikohet një banesë, 3 vatra zjarri në Librazhd

Tre vatra zjarri në të njëjtën kohë u shfaqën pasditen e sotme në Njësinë Administrative Hotolisht.

Burimet bëjnë me dije se njëra prej të cilave mbi aksin Librazhd-Prrenjas e cila është vënë menjëherë nën kontroll.

Një tjetër është konstatuar në lagjen Ferre po në Njësinë Administrative Hotolisht i cili gjithashtu është drejt fikjes dhe një në fshatin Vulcan aty ku u rrezikuar është edhe një banesë.

Banesa është në pronësi të Ismet Stafës pranë të cilës momentalisht ndodhen dy zjarrfikëset e Librazhdit që kanë izoluar flakët, shkruan faxweb.

Policia ka mbërritur gjithashtu në vendngjarje për të hetuar shkaqet e zjarrit, ku dyshimet e para janë se është zjarrvënie e qëllimshme pasi vatrat janë në distancë 1,5 km apo 2 km nga njëra-tjetra.


Shtuar 29.08.2020 16:41