Mediat italiane kanë shkruar këto ditë për një
dokument të
Vatikanit ku thuhet se
Papa Benedikti i XVI-të do të vdesë në nëntor të këtij viti. Ky
dokument është publikuar nga e përditshmja italiane ‘Il Fatto Quotidiano’ dhe ka ngjallur debat, jo vetëm në Itali po edhe në shumë vende të tjera.
Nëse është i vërtetë si
dokument - shkruan gjermania Der Spiegel - atëherë bëhet fjalë për një krim brenda
Vatikanit, transmeton gazeta Tema. Bëhet fjalë për një luftë të ashpër për pushtet në Vatikan, që mund të sjellë edhe vdekjen e Papës.
Në një krah është
Papa me dy kardinalë, atë të Milanos dhe Palermos. Nga ana tjetër është Sekretari i Përgjithshëm i
Vatikanit, Tarcisio Bertone. Faktin që
Papa do vdesë në nëntor e bën të ditur Kardinali i Palermos gjatë një vizite në Kinë.
Shtuar më 12/02/2012,
ora 12:42