Një lëkurë që mund tu rezistojë plumbave?!
Edhe pse është e çuditshme, shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë lëkurën më të avancuar, që mund t’u rezistojë edhe plumbave. Shkencëtarët kanë modifikuar gjenetikisht dhitë në mënyrë që qumështi i tyre të jetë i mbushur me proteina të njëjta si ato të merimangave të mëndafshit. Sapo ky qumësht të thahet, thuret në një material që është dhjetë herë më i fortë se çeliku. Pëlhura më pas përzihet me lëkurën e njeriut për të bërë atë që shkencëtarët shpresojnë se do të jetë mjaftueshëm e fortë për të ndaluar edhe një plumb.

Shkencëtarja holandeze, Jalila Esaidi, tha se projekti ‘merimanga e mëndafshit’ u quajt “2.6g 329m/s” sipas peshës dhe shpejtësisë së një plumbi të një pushke të kalibrit 22. Sipas saj, qëllimi është zëvendësimi i keratinës në lëkurën tonë me mëndafshin e merimangës. Faza e parë përfshin rritjen e një shtrese lëkure të vërtetë rreth një kampioni të asaj të moshuar, proces që zgjat pesë javë. Esaidi tha se projekti po e bënte fantashkencën një realitet, edhe pse procesi është ende në fazën testuese.
Shtuar më 19/08/2011, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori