Një asteroid do të kalojë afër Tokës me 8 nëntor
Një asteroid me madhësi sa një avion pritet të kaloi shumë pranë Tokës. Asteroidi më i afër që i ka kaluar planetit tonë ka ndodhur para 35 vitesh. “Monstra” pritet ti afrohet Tokës me 8 nëntor. Shkencëtarët kanë përllogaritur se nëse do të përplasej me Tokë, ai do të shkaktonte një shpërthim 4 000 megaton dhe një tërmet 7 ballë dhe nëse do të binte në ujë do të kishte një cunami 70 metra të lartë që do të godiste qytetet me një shpejtësi 100 km/h.

Asteroidi i fundit që ka kaluar pranë Tokësi, na vizitoi në vitit 1976 por që nuk u vu re nga asnjë, madje as nga NASA.

Lidhur me “vizitorin e ri”, NASA thotë se asteroidi 2005 YU55 do të kaloi në një distancë prej 320 000 km larg Tokës. Por nëse sot asteroidet shihen si të rrezikshëm shkencëtarët thonë se nëse nuk do të ekzistonte një objekt i tillë, ne (njerëzit) nuk do të ishim këtu.

Asteroidi i ardhshëm që pritet të kaloi shumë pranë tokës pritet të na vizitoi në vitin 2028. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori