Nga 3 minj për çdo njujorkez
Numri i minjve banues në Nju Jork përbën trefishin e gjithë popullsisë së tij, thekson një studim i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kafshët përbëjnë një pjesë të pazëvendësueshme të natyrës. Megjithëse ne nuk i rastisim shpesh në jetën e qytetit, kjo nuk do të thotë që ata nuk ekzistojnë.

P.sh në bazë të një studimi numri i minjve të Nju Jorkut, qytetit ku banojnë 22 milionë persona është tre herë më i madh se e gjithë popullsia e tij. Madhësia e 28 milionë prej tyre arrin në madhësinë e një maceje dhe këta janë minjtë e kanaleve.

Teksa në qytetin e famshëm Italian Venecia jetojnë 130 mijë pëllumba, në kryeqytetin e Rumanisë Bukuresht jetojnë 100 mijë qenë rrugësh. Kurse Tel Avivi është pushtuar nga 40 mijë mace rrugësh.

Menjëherë poshtë Spanjës në urën lidhëse mes oqeanit Atlantik dhe Mesdheut, në Gjibraltar, jetojnë 230 mijë majmunë të egër. Në qytetin e Seattle të SHBA-së 102 shqiponja kanë vendosur foletë e tyre në qendër të qytetit ose në pika shumë afër qendrës.

Këta janë vetëm shifrat e kafshëve të cilat mund të shihen e numërohen. Po të mendojmë dhe për numrin e kafshëve e insekteve të tjera të fshehura a mund të themi: mos vallë jemi nën një pushtim të fshehtë? (start)
Shtuar më 25/10/2010, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori