Ndjek martesën e vajzës nëpërmjet Skype-t
Si dita e madhe e Ashley Davisson po afrohej, u bë e qartë se një person që ajo donte ta shihte patjetër në ceremoni nuk do të merrte pjesë.

Nëna e saj e sëmurë Patty nuk mund të largohej nga spitali dhe të merrte pjesë në dasmën e së bijës me të fejuarin Beau Broering. Por më pas Ashley mendoi të përdorte Skype për t'i dhënë nënës së saj 54 vjeçare një vend në rreshtat e parë.

"Shkoi për mrekulli. Të gjithë dhanë kontributin e tyre dhe doli pa probleme" tha Ashley.

Nëna e saj e ndoqi të gjithë ceremoninë, e shoqëruar nga disa shoqe të saja që kishin qëndruar për t’i bërë shoqëri. Kur vajza e saj i kishte shkëmbyer premtimet, shkoi të fliste në Skype me nënën e saj përpara se t’i kthehej festës me dasmorët.

Patty 54-vjeçare u nda nga jeta vetëm tre javë pasi gëzoi ta shihte vajzën e saj të martohej me njeriun e ëndrrave.
Shtuar më 15/08/2011, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori