Ndalohet reklama e parfumit, kalonte cakun
Një reklamë parfumi është ndalur të transmetohet në Britaninë e Madhe. Sa mirë do ishte që edhe në Shqipëri të ndalohej transmetimi i reklamave që kalojnë “cakun”.

Reklama për parfumin të cilin aktorja e re, Dakota Fanning, e mban një shishe në prehër, është ndaluar në Britani, për shkak të seksualizmit të fëmijëve në qëllime promovimi.

Aktorja Dakota Fanning, e cila është vetëm 17-vjeçe, në këtë reklamë qëndron e ulur në dysheme dhe mes këmbëve mban një shishe të madhe të parfumit.

Agjencia për autorizimin e standardeve të reklamës, është ankuar dhe kjo reklamë është tërhequr nga transmetimi. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2011, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori