Tempulli Taung Kalat në
Burma është ndërtuar në majën e një shkëmbi vullkanik- një formacion i krijuar nga magma e dalë në malin Popa dhe konsiderohet si “
meka” për besimtarët budistë.
I ndërtuar në një shpat mali, që del mbi 1 200 metra lartësi, për të shkuar në tempull duhet të ngjisësh më shumë se 777 shkallë dhe e gjithë kjo pas një rruge të lodhshme në këmbë prej
disa orësh.
Një fotograf spanjoll mori një nismë vetjake, duke e fotografuar tempullin nga një
deltaplan dhe nga ambientet e tij të brendshme, për të përcjellë në këtë mënyrë mrekullitë e një prej zonave dhe ndërtesave më pak të njohura në botë.
Burma vijon të jetë një vend shumë i izoluar edhe sot. Por pas
disa zhvillimeve të fundit politike, vendi ka nisur të hapet ngadalë për turistët.
Shtuar më 10/02/2012,
ora 18:50