“Kam lindur shqiptar, jo socialist”, Rama kujton Bashkim Finon: E imagjinoj duke duartrokitur

Kryeministri Edi Rama teksa shpalli fitoren nga sheshi ‘Skënderbej’ tha se mandati i tretë do të jetë mandati më i fortë i një shumice qeverisëse. Rama tha po ashtu se nëse do të arrijnë që bashkojnë forcat me PD-në, kjo dekadë do të hyjë në histori.

Rama nuk nguroi as të përmendte emrin e deputetit socialist Bashkim Fino i cili ndërroi jetë pak muaj më parë, ku tha se e imagjinon duke qeshur.

‘Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumice qeverisëse ka pasur ndonjëherë. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me shumicën dërrmuese. Nëse arrijmë që ti bashkojmë forcat me PD-në kjo dekadë do të hyjë në histori. Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialistët. Për mua demokratët janë shqiptar, pastaj janë demokratë. Këtu sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore miku ynë i shtrenjtë Bashkim Fino e imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren tonë të mrekullueshme. U desh që të ikte Bashkimi ynë i dashur.’- tha Rama.


Shtuar 27.04.2021 19:04