Mbytet një pushuese në plazhin e Velipojës

Një tjetër pushues ka ndërruar jetë pasi është mbytur në plazhet shqiptare.

Raportohet se një pushuese është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, por ajo është nxjerrë e pajetë nga ujërat e detit Adriatik në Velipojë.

Ajo ishtë pushuese në zonën e Vilunit në plazhin e Velipojës, ndërkohë që është nxjerrë nga uji nga një peshkatar.


Shtuar 19.08.2020 15:33