Sadiku bëhet me skuadër të re, ekipi turk bën publike marrëveshjen me bomberin shqiptar (FOTO LAJM)

Armando Sadiku ndoqi nga pankina ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, që u fitua nga kuqezinjtë 0-2, ndërsa nga Turqia zbuluan edhe të ardhmen e tij, duke qenë se aktualisht është pa skuadër.

Ka qenë klubi turk Erzurumspor që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin elbasanas, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës së re menjëherë pas ndeshjes me Lituaninë.

“Kemi arritur marrëveshjen në parim me sulmuesin Armando Sadiku, i cili do t’i bashkohet skuadrës tonë, pasi të mbarojë angazhimet me kombëtaren e tij”, shkruan klubi turk në Facebook.

Pas një rrugëtimi të gjatë në Zvicër, Poloni e së fundi në Spanjë, Sadiku është gati të provojë tashmë një eksperiencë në Superligën turke, ndërsa detajet e kontratës së re pritet të bëhen publike menjëherë sapo ajo të firmoset nga palët.


Shtuar 5.09.2020 06:58