Myslim Murrizi i revoltuar për Reformën Zgjedhore: Pazar! Firmosën një grusht plehrash

“Një grusht plehrash dhe 4 enukë të pështirë nuk mund të mbajnë peng 5 milionë shqiptarë…”

Kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi, deklaron se ai dhe deputetët e opozitës në Parlament nuk do ta votojnë marrëveshjen që u firmos mbrëmë me konsensus, pasi nuk plotëson dy kushtet.

Bëhet fjalë për lista të hapura dhe depolitizim të administratës.

Murrizi sulmon katër anëtarët që firmosën dokumentin, përfshirë edhe ish-kryetaren e grupit që sot drejton, Rudina Hajdarin, por edhe ndërkombëtarët.

Ai e cilëson veçse një pazar të pistë në kurriz të shqiptarëve. Mjaft i revoltuar, Murrizi thotë se kjo që kërkohet t’u shitet shqiptarëve si konsensus, është vjedhje e votës nga tre personazhe politikë prej 24 vitesh.

Statusi:

PAZARI I PISTE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE SOT QELBI SHQIPERINE

Kjo qe kerkohet tu shitet Shqiptareve si konsensus eshte legjitimim i vjedhjeve te votes nga 3 palaço politik prej 24 vitesh nga viti 1996, 1997,2001,2005,2009,2013,2017

A mund te dime se çfar u mor parasysh nga rekomandimet e OSBE ODIHR??????

Po nga kushtet e Bundestagut???

Po kushtet e BE????

Per kete marreveshje nuk ka patur nevonje te harxhohej as kohe e as leter as nderkombetare e as ustallare,sepse ky PAZAR eshte sanksionuar ne Kushtetute me date 21 prill 2008

Kjo leter bakalli e 4 enukeve qe nuk i voton as familja e tyre eshte nje shkrepse per te ndezur zjarrin e rrevoltes se Shqiptareve

Nje grusht plehrash dhe 4 enuke te peshtire nuk mund te mbajne peng 5 milion SHQIPTARE

Une dhe te gjithe DEPUTETET e opozites ne Parlament qe nuk kemi asnje ngarkese ne kurriz nga maskaralleqet e ketyre palaçove, NUK DO TE VOTOJME KETE PAZAR TE NDYRE

Mazhoranca “ super” gjigande tu tregoj Shqiptareve se ku do ti gjej 84 vota ne Parlament???????

E nese kerkohet te legjitimojne trafikimin e votave ne Parlament, si mund te besojne Shqiptaret se kjo paçavure “ marreveshje” do te ndaloj shit-blerjen e VOTAVE TE QYTETAREVE

ÇFAR FITOI OPOZITA NGA KY PAZAR????????

NUK VOTOJME KOD ZGJEDHOR PA LISTA TE HAPURA

NUK VOTOJME KOD ZGJEDHOR PA KOMISIONERE JO POLITIK

DHE DUAM QE EMIGRANTET TE VOTOJNE PATJETER


Shtuar 6.06.2020 07:02