Lindja e nënës, live në Google "Street View"
Pëlqej
Lindja e një fëmije live në "Street View"
Një nga mrekullitë që bëri platforma më të re e Google "Street View". Pikërisht telekamerat e shërbimit të hartave "live" të Google kanë kapur sot në Wimersdorf të Gjermanisë një grua që ka sjellë në dritë një fëmijë në rrugë.

Fakti që gjithçka është kapur direkt ka bërë menjëherë bujë, duke u shfaqur nëpër të gjithë faqet e internetit të mbarë botës. Ndonëse shumica e lexuesve janë shfaqur mosbesuese, duke thënë se ka qenë e gjitha një montazh.

Kjo edhe për faktin se në Gjermani, “Street View” ka hasur rezistencat më të mëdha: qindra mijëra gjermanë kanë kërkuar të zhduken banesat e tyre nga imazhet e hartave të Google, ndërsa një qytet i tërë ka kërkuar të mos shfaqet fare.
Shtuar më 30/11/2010, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori