Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Lind ne avion, udhetime falas per 21 vjet
Albeu.com
Një udhëtare ka lindur në aeroplan të aviokompanisë boliviane "TAM", i cili rrugëtonte nga qyteti jugor Tariha për në kryeqytetin La Paz. Zëdhënësi i aviotransportuesit, Jefrey Holthres ka deklaruar se vajza ka ...... lindur gjatë vikendit të kaluar në një lartësi prej 7 300 metrash, dy javë para kohës së paraparë.

Gjatë lindjes asistuan një mjek dhe një infermiere, të cilët gjendeshin në mesin e udhëtarëve të aeroplanit. Nëna dhe foshnja e saj janë mirë dhe menjëherë pas aterrimit të aeroplanit janë dërguar për në spital.

Vajza e posalindur mori emrin Tami, sipas aviokompanisë, e cila do t’i dhurojë asaj mundësinë që deri në moshën 21 vjeçe të udhëtojë pa pagesë në linjat vendore.
Shtuar më 17/02/2010, ora 01:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori