Rama zbulon listën: 400 mijë lekë në dorë punonjësve të këtyre sektorëve

Ditën e sotme Rama ka sqaruar se cilat kategori do përfitojnë nga paketa e zgjeruar e ndihmës ekonomike në kuadër të luftës me koronavirusin.

Kryeministri deklaroi se 400 mijë lekë në dorë do të marrin punonjësit që kanë humbur punën në sektorin e turizmit, në biznesin e madh me mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit dhe 100 mijë punonjës të tjerë të biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kjo paketë është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori:

10 mijë punonjës të turizmit

66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi i madh mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit

100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë.


Shtuar 13.04.2020 18:09