Dalin fotot, ky është i riu që u gjet i ekzekutuar me armë në Shkodër (FOTO LAJM)

Pas 3 ditësh kërkime, është gjetur i vrarë me armë zjarri i riu në Shkodër, Endri Mustafa. I riu, 32-vjeç, një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit për vepra penale si plagosje, grabitje, fajdexhi etj, u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadhit.

Mësohet se Mustafa është  dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e fajdexhinjve në Shkodër dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali.

Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

 

 


Shtuar 17.05.2021 10:37