Kujdes, nesër ndryshon ora!
Njëhsimi veror i kohës në Evropë fillon natën ndërmjet 26 e 27 marsit. Dy orë pas mesnate, të dielën në 02:00 akrepat duhen lëvizur një orë përpara, përkatësisht në orën 03:00. Pra duke nisur nga nesër do të kemi në dispozicion 23 orë e jo 24 orë si zakonisht.

Ky njëhsim veror i kohës do të zgjasë deri më 30 tetor, kur fillon cikli dimëror dhe akrepat kthehen një orë prapa.

Kalimi në njëhsimin veror e dimëror të kohës për herë të parë është regjistruar në vitin 1916 në vendet veriore të Evropës, ndërsa tani aplikohet në 70 vende të botës. Qëllimi i ndryshimit të orës, është kursimi i energjisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2011, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori