Kujdes, ka ardhur David Cameron (VIDEO)
Kryeministri britanik David Cameron është kthyer nga pushimet e tij për të zgjidhur trazirat civile që kanë përfshirë vendin. Ai shihet rrugëve i armatosur dhe i veshur me jelek anti-plumb.

Imazhi mund të ketë i mjaftueshëm për të futur frikë në zemrat e protestuesve, që kryeministri e ka humbur qetësinë dhe ka vendosur të "marrë" drejtësinë në duart e tij, por qytetarët që i binden ligjit nuk duhet të kenë frikë.

David Cameron nuk është bërë një vigjilant (ruajtës)- kjo foto është një prej shumë imazheve që janë përhapur në mënyrë virale në internet. Shumë komedianë janë përpjekur të nxjerrin një shaka nga një situatë shumë serioze. Disa nuk ia kanë arritur, por disa të tjerë kanë arritur të ngrenë një buzëqeshje. Fotoja e modifikuar e David Cameron është shumë e pëlqyer.

Në një video që qarkullon në YouTube (e modifikuar kuptohet) paraqitet në Downing Street duke thënë një fjalim për gazetarët e mbledhur - pa qënë në dijeni se prapa tij ishte nje person që kishte marrë pjesë në trazira. Grabitësi largohet me një televizor pas shpinës së Cameron, në kohën që ai flet për drejtësi. /albeu.com/

Shikoni videon:

Shtuar më 11/08/2011, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori