Më shumë se 1200 njerëz me mbiemrin
Wong janë mbledhur në Toronto këtë fundjavë për një bashkim familjar, thonë organizatorët.
Wong-ët erdhën edhe nga Hong Kong-u për "Konventën Kombëtarë të
Wong-vë", e cila zgjati deri të dielën, u raportua nga një stacion kanadez.
Wong-ët kanadezë janë takuar brenda disa viteve që nga
viti 1950. Mbledhja e këtij
viti ka qënë më e madhja deri tani.
Wong-ët nuk janë një
familje në kuptimin tradicional të fjalës.
"Unë mendoj se të gjithë besojnë se nëse quhesh
Wong, je
familje. Mendoj se është e veçantë sepse shumë njerëz kanë ardhur nga larg për të parë familjen, miqtë e vjetër" tha organizatori i konventës
Greg Wong.
Wong-ët filluan të vendoseshin në Kanada në 1859, shumica si shërbyes. Në ditët e sotme ka më shumë se 60 milion
Wong-ë në mbarë botën.
"Ka qënë një rrugë e gjatë dhe kjo është një festë e asaj historie" thotë
Greg Wong. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2011,
ora 13:51