Këto pamje shokojnë (VIDEO)
Një vajzë e cila ishte arrestuar për shkak të një shkelje të rregullave të trafikut, është vrarë nga një polic gjatë kohës që tentoi të ikte nga Komesariati i Policisë ku mbahej e arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur para një viti në shtetin e Floridas ndërsa pamjet e ngjarjes janë publikuar këto ditë.

20 vjeçarja Danielle Maudsley, kishte tentuar me duar të lidhura të ikte nga komesariati ndërsa polici e gjuan në kokë me pistoletë shokuese nga një distancë e afërt. Pas kësaj vajza u fut në komë.

Shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë, polici Daniel Cole nuk morri asnjë dënim pasi, sipas policisë, ai bëri detyrën. /albeu.com/


Shikoni videon:

Shtuar më 24/02/2012, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori