"Kërkohet" lopa Yvonne, e gjallë ose jo (VIDEO)
Një lopë "në arrati" e quajtur Yvonne, është bërë një yll i medias në Gjermani dhe Austri. Yvonne ka qënë në liri që nga muaji maj, kur ajo u largua nga ferma ku po ushqehej për mish.

Dukej se ajo nuk do të shihej më kurrë, deri javën e kaluar kur ajo bëri një gabim të madh: Vrapoi në një rrugë dhe pothuajse u godit nga një makinë policie.

Pas kësaj zyrtarët vendosen se lopa duhej të vritej për sigurinë e qytetarëve.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve shpresojnë se do arrijnë ta gjejnë lopën përpara policisë dhe t'i shpëtojnë jetën. Para disa ditësh, gazeta gjermane Bild kishte ofruar një shpërblim prej 14,000 dollarësh për kapjen e saj. Por një strehë austriake (për kafshët) ka përdorur edhe metoda më të çuditshme për gjetjen e saj dhe gjithashtu ka ofruar një shpërblim për personin që arrin ta kapë.

Përpjekjet për të gjetur kafshën me helikopter dhe kamera infra-të kuqe nuk ishin të suksesshme, edhe pse raportohet se është parë dy herë të enjten, përpara se të zhdukej përsëri.

Yvonne është bërë aq e famshme sa që ka edhe një faqe në Facebook. /albeu.com/

Shikoni videon:


Shtuar më 20/08/2011, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori