Kate Middleton,
tani është një dukeshë, por mbi të gjitha është gruaja e trashëgimtarit të fronit britanik, princit William.
Për të bashkë me prestigjin vijnë edhe "kufizimet" të cilave duhet t'u nënshtrohet.
Ja dhjetë prej tyre:
1-Nuk do të mund të quhet më
Kate. Që
tani e
tutje, për të gjithë ajo do të jetë Catherine, ose dukeshë.
2-Nuk mund të votojë, pasi familja mbretërore duhet të qëndrojë neutrale.
3-Nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë.
4-Çfarëdo gjëje që do të bëjë
tani e
tutje, do të marrë miratime nga një pjesë e publikut dhe nga pjesa tjetër do të marrë kritika. Princesha e Mbretërisë së bashkuar do të jetë gjithmonë në shënjestër të opinionit publik në tërë botën.
5-Nuk do të mund të luajë lojën Monopoli, pasi ajo është cilësuar si një lojë me strategji "vesesh".
6-
Kate nuk do
mundet të thotë apo të bëjë diçka kompromentuese.
7-Nuk do të mund të hajë midhje, pasi familja mbretërore "shqetësohet" për faktin se ato mund të shkaktojnë helmim.
8-Nuk do të
mundet të punojë për para, por i lejohet të merret me aktivitete bamirësie.
9-Dukesha nuk do të firmosë kurrë diçka që nuk është një dokument zyrtar, i autorizuar nga mbretëresha, madje as autografe.
10-Nganjëherë nuk do të mbarojë darkën. Në familjen mbretërore britanike pasi mbretëresha ndalon së ngrëni, edhe të tjerët duhet të ndalojnë, edhe nëse sapo kanë filluar.
/albeu.com/
Shtuar më 07/05/2011,
ora 11:03