Kaliforni, gjen një luan në garazh
Një person në Kaliforninë e Jugut, duke kontrolluar në garazh për atë që ai mendonte se ishte një kunadhe, papritur e gjeti veten përballë një luani. Gruaja e Jesse Taylor telefonoi policinë pasi ai zbuloi macen e madhe në garazhin e shtëpisë së tyre në Hesperia, rreth 80 milje larg Los Angeles.

Fqinjët thanë se e kishin parë luanin të lëvizte përreth zonës që nga dita e premte. Kontrollit të kafshëve në bashkëpunim me policinë iu deshën më shumë se dy orë për ta nxjerrë kafshën nga garazhi. Në fund ata u detyruan ta qëllonin me qetësues dhe e dërguan në pyllin kombëtar të San Bernardino-s./albeu.com/
Shtuar më 26/05/2011, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori