Lajm i mirë për qytetarët, ja kur nis shpërndarja e aboneve në Tiranë

Pas 5 muajsh pandemi, qytetarët më në fund do të mund të pajisen me abone.

Duke filluar që ditën e nesërme, datë 1 Shator, qytetarët e Tiranës mund të udhëtojnë në linjat e transportit urban me abone, për herë të parë pas dy muajsh.

Janë rreth 62 mijë abone që kanë dalë në treg, e njëjta porosi si përpara pándemisë.

Në dy muajt e verës, në korrik dhe në gusht, kur edhe rinisi transporti urban, nuk u prodhuan abone për shkak se humbjet e operatorëve ishin të mëdha.


Shtuar 31.08.2020 15:14