Ja si torturohen kafshët në SHBA! (VIDEO)
Pëlqej
Pamje rënqethëse nga një fermë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. OJQ-ja për mbrojtjen e kafshëve, Mercy For Animals (Mëshirë për Kafshët) me qendër në Chicago, ka publikuar një video nga një fermë kafshësh në Ohio.

videon që mund ta shihni më poshtë, mund të shihen skena torture ndaj kafshëve. Në një skenë, një person gjuan pa mëshirë në kokë viçin e sapolindur ndërsa në një tjetër, fermeri shpon lopët me grabujë.

Pas denoncimit, kompania pronare e fermës, The Plain City, hodhi poshtë akuzat duke shtuar se ajo është e përkushtuar për të mbrojtur kafshët dhe nuk do të tolerojë asnjë torturë ndaj tyre. Në fund të njoftimit, kompania shton se standardet e larta që ka ferma nuk përshtaten aspak me pamjet në video.

Sipas denoncimit të OJQ-së Mercy For Animals, personi në video që torturon kafshët është Gary Conklin, pronari i fermës.


Shikoni videon:

Shtuar më 01/11/2010, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori