Ish-kreu i SHISH flet për legalizimin e kanabisit në Shqipëri: Duhen rregulla të forta

“Varet si organizohet. Nëse shteti merr përsipër ta bëjë këtë gjë, sepse propozimi ka ardhur nga qeveria nuk ka ardhur nga poshtë, nëse në këtë propozim qeveria ka marrë parasysh si do organizohet ky propozim, menaxhimi, shitja jashtë. Duhet të ketë disa rregulla shumë të forta.”

SHISH publikoi në 15 qershor për situatën e kriminalitetit në vend dhe faktorëve kërcënues të sigurisë kombëtare. Ndër të tjera ky institucion evidenton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare, sidomos në trafikun e drogërave.

Për ish-kreun e këtij institucioni Fatos Klosi, Shipëria nuk është vend që organizon trafikun e drogës, por është një vend tranzit.

Fatos Klosi: Ajo është e domosdoshme për faktin që krimi i organizuar sidomos trafiqet, janë fenomene rajonale, nuk janë vetëm fenomene të Shqipërisë.

Për drogërat, Shqipëria është vend tranzit, nuk është vend që organizon. Shqiptarët kanë dalë pak më të shkathët, dhe shpesh kanë futur duart në organizime të reja por nuk është Shqipëria vendi kryesor.

Dihet burimi është Afganistani, e merrnin turqit, pastaj shqiptarët e më pas në Angli. Pra është një rrugë e gjatë.

Në një intervistë për Ora News, Klosi tha se legalizimi i kanabisit duhet të shoqërohet me rregulla shumë të forta, në mënyrë që të mos përsëritet kanabizimi i vitit 2016.

Fatos Klosi: Varet si organizohet. Nëse shteti merr përsipër ta bëjë këtë gjë, sepse propozimi ka ardhur nga qeveria nuk ka ardhur nga poshtë, nëse në këtë propozim qeveria ka marrë parasysh si do organizohet ky propozim, menaxhimi, shitja jashtë. Duhet të ketë disa rregulla shumë të forta. Nuk mund të lihet si në 2016-ën. Edhe atëherë pati tentativë për ta disiplinuar dhe u iku dora.


Shtuar 17.06.2020 18:46