Prej ditësh në terapi intensive, koronavirusi i merr jetën mjekut

Humb jeten nga koronavirusi ne Kosove gjinekologu Dr. Burim Krasniqi. Ai ishte duke u trajtuar prej ditesh në mjekimin intensiv qendror në QKUK, por iu komplikua gjendja shendetesore dhe nuk ia doli dot te shpetonte.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli dhe dr. Ilir Azizi.

“Shoku im më i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

“Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem”, ka shkruar Dr. Ilir Azizi.

Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.


Shtuar 20.08.2020 07:21