I bie pianos per 101 ore
Albeu.com
Pianisti polak Romuald Koperski shënoi rekord botëror në luajtjen e pandërprerë në piano, pasi që në qendrën tregtare në Gdanjsk mbajti një koncert, i cili zgjati 101 orë, 8 minuta dhe 3 sekonda.
Pas koncertit, ai mezi qëndronte në këmbë dhe deklaroi se kurrë më nuk do të përpiqet të qëndrojë katër ditë pa gjumë. Sipas rregullave të librit të rekordeve Guinness, pas çdo orë luajtje ai kishte të drejtë për pushim pesëminutësh.

Dokumentacioni i është dërguar selisë evropiane të Guinnessit në Londër dhe pritet që Koperski së shpejti të promovohet edhe zyrtarisht në librin e rekordmenëve.
Shtuar më 03/02/2010, ora 23:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori