Hymni i Austrisë diskriminon femrat
Austria po përjeton ditët e fundit një debat të ashpër përsa i përket Hymnit Kombëtar. Një grup i të drejtave të barabarta mes gjinive akuzon se Hymni austriak cënën të drejtat e femrave dhe i diskriminon ato.

Sipas grupimit, disa thënie të himnit që këndohet prej 70 vitesh promovojnë diskriminimin seksual. Kështu, në një kërkesë drejtuar Vienës zyrtare, pretendohet që fraza “djem të lavdishëm të kombit”, të shndërrohet në “djem dhe vajza”. Njëkohësisht, strofa që hapet me “korin vëllazëror”, duhet të ndryshojë në “kori popullor”, raporton Top-Channel.

Himni i Austrisë është shkruar nga shkrimtarja Paula von Preradovic dhe është kombëtar për austriakët që pas Luftës së Dytë Botërore, saktësisht prej 1947-ës.

I njëjti debat ka ndodhur edhe në Peru një vit më parë por duket se në Austri po bën bujë të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori