Hiti ballkanik i boshnjakut i kompozuar nga nje shqiptar
Albeu.com
Hit-kënga në YouTube e yllit të Kanadasë dhe Amerikës, boshnjakut Ekrem Jevriç, “Pos’o, kuca” (Punë, shpi), është kompozuar nga një shqiptar me emrin Xhimi. Kënga e Jevriç vetëm për një muaj e gjysmë pati më shumë se ...... dy milionë klikime duke e bërë atë ndër artistët më të klikuar nga rajoni i Ballkanit. Në një intervistë për një televizion të emigrantëve boshnjakë në Amerikë, BosTel, Jevriç pranoi se hiti i tij është kompozuar nga shqiptari Xhimi. Jevriç u ankua se nuk ka fituar asgjë me hitin e tij deri më tani edhe pse kjo këngë është vërtet fenomen nëpër forumet dhe faqet e internetit në tërë Ballkanin. Jevriç tregoi se jeton në Amerikë për më shumë se 22 vjet dhe fakti që gratë në New York punojnë dhe i lënë fëmijët e vegjël në shtëpi, si dhe pasi nuk mund ta gjej asnjërin prej miqve në shtëpi, sepse vazhdimisht janë të zënë në punë, kanë qenë inspirimi kryesor për ta shkruar hitin.
Shtuar më 05/05/2010, ora 22:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori