Heq dhjamin, tani si t’ia bëj lëkurës së varur?
Britaniku Paul Mason, pasi ka humbur shtresat e dhjamit ai po kërkon ndihmë për heqjen e lëkurës së mbetur. Mason arriti të humbë 250 kilogram kur dikur peshonte 380 kilogram.

Ai iu nënshtrua një bypassi-i gastrik pasi në të kundërt e kishte vdekjen të sigurt. Specialistët kanë refuzuar që ti bëjnë një ndërhyrje kozmetike, fillimisht ai duhet të mbaje një peshë të qëndrueshme për disa kohë.

Mason thotë: “unë vetëm dua që të ndihmojnë pak më shumë. E ndjej veten të thatë. Kam nevojë për një operacion tjetër që të më kthehet përsëri jeta dhe të kthehem në shoqëri”. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2011, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori