Hëna, më e re me 200 milionë vjet
Hëna është me 200 milionë vjet më e re nga çfarë pretendohej më parë. Shkencëtarët deri tani mendonin se sateliti ynë është formuar gjatë fazave të para sistemit diellor (4,56 miliardë vjet) kur një planet me dimensionet e Marsit u përplas me Tokën. Pas përplasjes së madhe materiali i mbetur hyri në hapësirë dhe me kalimin e kohës formoi Hënën.

Sipas një versioni më të fundit, i publikuar në revistën “Nature” në fillim të gushtit, materiali i dalë nga Toka formoi jo një, por dy satelitë, një më të madh dhe një më të vogël. Ky i fundit ra në të voglin, që ishte ende i mbuluar me magmë të shkrirë, duke ngritur një valë llave në atë që sot është pjesa e fshehur e Hënës që mbuloi hemisferën e kthyer nga Toka, që në fakt është shumë më e lëmuar në krahasim me anën e kundërt.

Tani një analizë e një grupi ndërkombëtar shkencëtarësh, e publikuar gjithnjë në “Nature”, e kryer në izotopet e plumbit prezente në shkëmbinjtë hënorë të sjellë në Tokë nga Apollo 16 në 1972, afron me 200 milionë vjet lindjen e Hënës, me saktë në 4,36 miliardë vjet më parë, një datë e ngjashme me atë të materialeve më të vjetër të gjetur në Tokë.

Megjithatë në botën shkencore jo të gjithë janë dakord me datën e re, duke theksuar se kampioni mbi të cilin është kryer studimi nuk përbën produktin e kristalizimit të oqeanit të magmës origjinale.
Shtuar më 19/08/2011, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori