Zyrtarët e "The
Nevada Discovery Museum" thonë se kanë hapur një kapsulë kohe që daton nga
viti 1965, e cila përmbante midis të tjerave, një gazetë nga
viti 1963, broshura, harta, madje edhe para. Disa nga këto objekte do të integrohen në një muzeum të ri, "The
Discovery Museum for Kids", i cili është planifikuar të
hapet në shtator.
"Ishte shumë e rëndësishme për ne që ekspozimi të bëhej në Nevadan Veriore. Ai nuk do të kishte kuptim në ndonjë pjesë tjetër të vendit" tha David Tesseo, drejtor ekzekutiv i muzeut. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2011,
ora 14:29