U “zhduk” nga Instagrami, Capital T rikthehet më një surprizë (VIDEO)

Pak ditë më parë Capital T fshiu çdo postm nga profili i tij në Instagram duke u bërë kështu shumë zhurmë.

Ndonëse një veprim të tillë nga reperi e kishim parë edhe më herët, po pyesnim veten se çfarë fshihet pas këtij vendimi të papritur.

Por, hipoteza më e përhapur e lidhte atë me albumin dhe kjo duket të ketë qenë e vërtetë.

Mbrëmjen e sotme reperi është rikthyer në Instagram, duke na rikujtuar se nga nesër, 1 tetor 2020, albumi do jetë në çdo platformë online.

Kujtojmë se albumi është i ndarë në dy pjesë dhe deri tani artisti ka publikuar vetëm pjesën e parë, e cila përbëhet nga 7 këngë: C’est la vie, DMP, Tu festu, Money, 600 PS, Flaëless, Flex.

Pjesa e dytë përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave janë bashkëpunime me Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero dhe Mente Fuerte.

Ndëra 4 solot e tjera titullohen “S’kthehna”, “Fjalët e nanës”, “Demons” dhe “Braziliane”, që u publikua disa javë më parë.


Shtuar 30.09.2020 20:20