Grupi më i madh i njerëzve në tokë - 3 milion myslimanë në Mekë
Tre milion pelegrinë myslimanë morën pjesë sot në goditjen me gurë të djallit afër Mekës në Arabinë Saudite ose siç njihet ndryshe si rituali tradicional i haxhit. Kjo është konsideruar si mbledhja e numrit më të madh të njerëzve në të gjitha kohërat në Tokë.

Autoritetet saudite kanë ndërtuar një kompleks të posaçëm për këtë proces në mënyrë që të shmanget humbja e jetës pasi në të shkuar janë regjistruar shumë të vdekur.

vitin 2004 mbetën të vrarë 244 njerëz ndërsa në vitin më pas numri i atyre që morën dëmtime fatale ishte 360 persona.

Rituali zgjat pesë ditë dhe cilësohet si pastrim i shpirtit. Çdo mysliman gjatë jetës së tij nëse ka mundësi duhet të vizitojë Mekën.

Këtë vit edhe populli i Libisë do të jetë i lirë për të marrë pjesë në këtë ritual pasi gjatë regjimit të Muamar Gedafit kjo ishte e ndaluar. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori