Grekët dhe italianët, ndër njerëzit më të lumtur në Europë
Greqia e Italia janë në një krizë të thellë financiare, por, pavarësisht këtij fakti, duket se banorët e tyre janë të lumtur. Të paktën kështu bën me dije një studim i Foundation for Future Studies, për vendet më të lumtura në Europë.

Çuditërisht, në këtë renditje, Greqia dhe Italia ndodhen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, me 80% dhe 79% të popullsisë që janë të lumtur.

Vendin e parë të këtij studimi, që ka përfshirë 13 vende europiane, ku janë pyetur 15 mijë persona, e mban Danimarka, me 97% të popullsisë së lumtur.

Në tre vendet e fundit ndodhen Polonia, Gjermania dhe Rusia. Është e çudtishme në fakt, që, edhe pse vendi më i fuqishëm ekonomikisht në Europë, gjermanët nuk janë një popull i lumtur. Ndoshta natyra e mërzitshme e tyre ndikon në këtë gjë.
Shtuar më 27/08/2011, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori