Grande Fratello, gjobitet me 50 mijë euro
Edicioni i fundit i Grande Fratellos, që po zhvillohet në shtetin fqinj, Itali, i cili mban numrin rendor 11, nuk duket të jetë dhe aq i mbarë. Në qendër të kriktikave kanë qenë sharjet, fyerjet, madje deri edhe mallkimet, apo blasfemi siç i quan shtypi italian, që konkurentët e këtij viti kanë thënë në drejtim të njëri-tjetrit.

Ka qenë "Agcom", një komision që trajton garantimin e shërbimeve në komunikacion, i cili ka vendosurkompania, e cila prodhon këtë reality show, të paguaj një gjobë prej 51.640 euro.

Deri tani, katër konkurentë kanë qenë të detyruar të largohen nga loja pikërisht për këtë fjalor të pavend të konkurentëve. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2011, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori