Mes lotësh, Demi Lovato këndon për herë të parë pas mbidozës në çmimet “Grammy” (VIDEO)

Demi Lovato, u rikthye në skenë pas më shumë se një viti, larg vëmendjes mediatike. Nuk qe e thjeshtë as për të, ndaj e gjithë performanca ishte mbushur plot me emocione.

Balada që këndoi ia shtoi ethet interpretimit, pasie e ka shkruar vetë Demi, një ditë para se të shtrohej në spital për shkak të mbidozës. Kur i kërkoi pianistit të fillojë, lotët shoqëruan fillimin e këngës.

27-vjeçarja dha shpirtin në këtë këngë, duke fituar duartrokitjet e gjithë publikut.

Kjo ishte një natë e madhe për Demin, e cila më shumë se kurrë tregoi se është gati për t’u rikthyer në skenë. Ajo dëshmoi se ia doli të linte pas atë periudhë të errët në jetën e saj.


Shtuar 27.01.2020 14:26