Një
gabim i presidentit të SHBA-së Barack
Obama në librin e mysafirëve në Westminster Abbey ka shkaktuar rrëmujë.
Presidenti ka
shkruar një shënim të përzemërt në librin e kishës, gjatë një vizite gjysmë-orëshe në Abbey, por duket se data e mesazhit është "24 maj 2008".
Presidenti Obama ka
shkruar: "Është një privilegj i madh për të përkujtuar trashëgiminë dhe sakrificat tona të përbashkëta".
Firma Barack
Obama-s dhe e gruas së tij Michelle duket më poshtë, bashkë me datën e gabuar, e cila menjëherë ka shkaktuar trazira në faqet e rrjeteve sociale.
Me sa duket,
presidenti ka pyetur dikë për datën - dhe ka
shkruar vitin e gabuar.
Zëdhënësja e Westminster Abbey konfirmoi se ishte
presidenti ai që e shkruajti datën
gabim.
Kjo nuk është gafa e parë e presidentit
Obama. Kur
Obama fitoi presidencën, bëri një
gabim gjatë betimit në ceremoninë e inaugurimit të tij, gjë që do të thotë se ai duhej të betohej për herë të dytë për ta bërë atë ligjor. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2011,
ora 17:05