Fytyrat e famshme që shesin më shumë
Albeu.com
nga Blendina Cara Kur vjen puna për të shitur revistën, Jennifer Aniston mban vendin e parë, sipas klasifikimit të fytyrave të famshme që shesin më shumë nga revista amerikane “Forbes”.Ish-ylli i serialit të famshëm “Friends” pasohet nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, i cili është renditur i dyti në listë. Partnerja aktuale e Pitt, Angelina Jolie dhe aktoret Reese Witherspoon, Scarlett Johansson e Katie Holmes kanë arritur të kapin gjashtë vendet e para.
Revista “Forbes” ka monitoruar shitjet e gjashtë revistave mujore, “People”, “Star”, “Us Weekly”, “In Touch”, “OK” dhe “Life & Style” në një periudhë gjashtë mujore për të kryer renditjen e duhur. “Ne eliminuam gjithë kopertinat që s’kishin të bënin me personat e famshëm si dhe gjithë botimet e veçanta me shpërndarje të gjerë. Më pas numëruam se sa botime më pak a më shumë kishte shitur fytyra e kopertinës krahasuar me shitjet mesatare të revistës”, shkruan revista “Forbes”. Aniston e fitoi vendin e parë pasi është shfaqur të paktën njëherë në çdo kopertinë përveç revistës “In Touch” dhe fytyra e saj ka shitur në total më shumë se pesë milionë kopje revista. Më shumë se dy vite pas divorcit, ish-burri i Aniston nuk ka shumë vështirësi të shesë për “hesapin” e tij. Dy kopertinat me fytyrën e Brad Pitt të “Life & Style” kanë qenë botimet e treta më të shitura në një periudhë gjashtë mujore duke dhënë prova mund të shesë revistat. Yje të tjerë si Reese Witherspoon dhe Carrie Underwood, të cilat u renditën respektivisht në vendin e pestë e të shtatë në listën e “Forbes” janë ndihmuar adhuruesit e tyre. Edhe pse shfaqja e tyre në kopertina ka qenë e rrallë, dy të tilla për Witherspoon dhe një për Underwood, të dyja kanë arritur të shesin në mënyrë të mjaftueshme për të qenë në listë.

Lista

1.Jennifer Aniston, aktore
2.Brad Pitt, aktor
3.Scarlett Johansson, aktore
4.Angelina Jolie, aktore
5.Reese Witherspoon, aktore
6. Katie Holmes, aktore
7.Carrie Underwood, këngëtare
8. Jennifer Hudson, këngëtare, aktore
9. Valerie Bertinelli, aktore
10. Kelly Ripa, prezantuese televizive
/Tirana Observer/
Shtuar më 05/10/2007, ora 17:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori