Frikësohet nga policia, hidhet në lumë
Policia në shtetin e Nju Jorkut tha se një person, i cili gabimisht besoi se kishte dalë një urdhër arresti për të, u largua me shpejtësi dhe u hodh në lumë.

Policia e Rensselaer tha se një automjet ishte ndaluar për një shkelje të mundshme të trafikut dhe një pasagjer 21 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u largua me shpejtësi nga makina, vrapoi nëpër shinat e trenit dhe u hodh në lumin Hudson.


21 vjeçari u dërgua në spital për ekzaminime, dhe tani mund të përballet me akuzën e shkeljes dhe rezistimit të arrestit, ndonëse në fillim ishte i pafajshëm.
/albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori