Fishekzjarrët të dëmshme për shëndetin
Pëlqej
Ngjyra, zhurma, lojë me muzikën. Emocione të forta shkaktojnë fishekzjarrët aq të dashura ne momentin e festimeve të rëndësishme. Po pak persona e dinë se pasi shpërthejnë mbetjet e fishekzjarrëve bien në tokë dhe janë të rrezikshme për njerëzit, transmeton TCH.

Ndërsa bien mbetjet shpërbëhen në pjesëza metalike mikroskopike. Ato bien mbi fytyrat e admiruesve të fishekzjarrëve, të cilët nuk e heqin vështrimin nga qielli për të mos humbur spektaklin. Sa më shumë shfaqje piroteknike me efekte speciale, aq më shumë pjesëza metalike bien në tokë, duke përfunduar në mushkëritë e njerëzve.

Ja disa substanca që përfundojnë në mushkëri: Potasiumi, barium, oksid karboni, plumb dhe zink.
Shtuar më 24/11/2010, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori