Tirana e dehur pas titullit, Laçi e mposht dhe siguron vendin e 3 (VIDEO)

Pasi u shpall zyrtarisht si kampione e Shqipërisë, Tirana ka udhëtuar për të luajtur ndaj Laçit në transfertë.

Një përballje ku dukshëm bardheblutë ishin ende në festë pasi janë mposhtur në shifrat 3-1.

Nuabueze ka arritur të shënojë dy gola dhe Redon Xhixha ka ndëshkuar Tiranën, për të mbërritur në këtë sukses.

Ndërkohë golin e nderit te miqtë e ka shënuar Torasa me një kordinim fantastik nga një distancë e konsiderueshme.

Si gjithmonë në minutat e fundit bardheblutë preferojnë që të ndëshkojnë kundërshtarin, por këtë herë goli i shërben vetëm statistikës.


Shtuar 24.07.2020 18:00