Eci me 180 km. në orë, gjobitet me 11 435 dollarë
Pëlqej
Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, një shofer vendas u gjobit me 11 435 dollarë për tejkalim shpejtësie, njofton Gazeta Start. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja "Emarat El Yevm", e cila sqaron se shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka kaluar me një shpejtësi 180 km/orë para kamerës së fiksuar buzë rrugës. Në rrugën me trafikun më të rënduar “Shejh Zayid”, kufiri i shpejtësisë është 100km/orë.

Pasi është informuar për gjobat, shoferi është dërguar në stacionin e policisë. Në lajmin e mësipërm gjithashtu theksohet se shoferi ka kërkuar uljen ose lehtësimin e gjobave duke dhënë fjalën se do të zbatojë rregullat e trafikut.

"Në bazë të rregullores makina duhej t’i bllokohej për një vit, por në shenjë nxitjeje për të zbatuar rregullat e trafikut e kemi ulur në 300 ditë", u shpreh drejtori i Departamentit të Trafikut në Dubai, Muhammed El Zafin. Bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit punon në administratën shtetërore dhe patentën e ka marrë jashtë Dubait.
Shtuar më 04/11/2010, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori