Premier League/ Man City – Chelsea, formacionet zyrtare

Manchester City do të jetë nikoqir i skuadrës së Chelseat në kuadër të javes së 35-të të Premierligës.

 

“Citizens” në rast të fitores do të shpalleshin matematikisht kampionë të Premireligës, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Chelseat i duhet gjithsesei fitorja për të shfrytëzuar gabimin e Leicester Cityt, i cili humbi nga Newcastle mbrëmë.

Chelsea mban pozitën e katërt me 61 pikë, dy më pak se Leicester dhe tri më shumë se West Ham i cili mban pozitën e pestë.

Skuadrat janë të kompletuara dhe ju mungon vetëm nga një lojtar.

Për Cityn mungon Stones dhe për Chelsean mungon Kovacic.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Laporte, Ake, Mendy, Rodrigo, Torres, Sterling, Aguero, Jesus

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Ridiger, James, Kante, Gilmour, ALonso, Ziyech, Werner, Pulisic.

 


Shtuar 8.05.2021 17:33